Ndalohet 43 vjecari nga Kumani, Roskovec i shpallur ne kerkim

Ndalohet 43 vjecari nga Kumani, Roskovec i shpallur ne kerkim

601
SHPËRNDAJE

Fier
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”.
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e policisë Vlorë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
-Altin Xhafa, 43 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me vendimin e datës 14.01.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga Nenet 284/1 e 283/1 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.