Ndalohen 3 shtetas në kërkim, arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim...

Ndalohen 3 shtetas në kërkim, arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

802
SHPËRNDAJE

Fier
Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier gjatë 24 orëve të fundit u ndaluan 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë arrestuar 3 shtetas në flagrancë dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, efektivët e policisë ndaluan shtetasit:
1.Aleksandër Sadiku, 25 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë.

Ky shtetas u ndalua për veprën penale “Vjedhje”.
2.Kleanth Bërdalli, 25 vjeç, banues në Pishë Poro, Vlorë.

Ky shtetas u ndalua për veprën penale “Mashtrimi”.
3.S.K, 15 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Ky shtetas u ndalua për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim pasi më datën 20.05.2017, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim, kanë vjedhur shumën prej 4 milion lekë të reja në banesën e shtetasit D.L, 48 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
4.Alban Sadikaj, 27vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë.

5.Klejdi Kapedani, 25 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, gjatë furnizimit të mjetit në një karburant në fshatin Dushk, kanë bërë pagesën me një kartëmonedhë 50 Euro dhe një kartëmonedhë 10 Euro të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
6.Redjon Topalli, 35 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnje

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rrapëz, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin M.P, 64 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, i cili ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

(Neni 89 i Kodit Penal).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.