Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim, një për “Dhunë në familje”...

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim, një për “Dhunë në familje” dhe një për “Vjedhje të energjisë elektrike

166
SHPËRNDAJE

Fier
Policia kap dhe ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim, një për “Dhunë në familje” dhe një për “Vjedhje të energjisë elektrike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
1.Afrim Malaj, 47 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 02.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest Burg” për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/4, i Kodit Penal.
2.Viktor Lika, 45 vjeç, banues në Roskovec.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike” parashikuar nga Neni 137/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.