Ndahet papritur nga jeta gazetarja dhe ish banore e “Big Brother Albania”

Ndahet papritur nga jeta gazetarja dhe ish banore e “Big Brother Albania”

274
SHPËRNDAJE

Gazetarja e njohur e Adelajda Xhamani, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.Ajo është gjetur e pajetë në banesën e saj. Dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta i gazetares dhe ish- banores së “Big Brother Albania”, të ketë qenë një atak kardiak.

Ishte vetëm 31-vjeç dhe me projekte e ide të reja për të vazhduar përpara me gazetarinë e moderimin, atë që dinte të bënte më mirë, por në orët e para të mëngjesit të sotëm ajo pësoi një atak kardiak që e ndau përfundimisht nga jeta.
Adelajda Xhamanin 31-vjeçaren nga Kavaja të gjithë e mbani mend kur me dëshirën e saj vendosi të bëhet pjesë e televizonit me pjesëmarrjen në “Big Brother Albania”, aty ku theu tabutë e paragjykimet e vendosi të sfidojë fatin e saj, braktisi Kavajën e të fejuarin e zgjodhi të jetojë jetën që donte.


Brenda shtëpisë ajo tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë që e karakterizonte, sinqeritetin por mbi të gjitha për pamjen tërheqëse, duke u cilësuar si një ndër vajzat më të bukura shqiptare, ose si Angeline Jolie shqiptare.
E me të dalë që aty, ajo u la punën si mësuese dhe ndoqi pasionin e saj për letërsinë e shkrimin, duke u bërë pjesë e gazetarisë. Prej vitesh Adelajda punonte në shtypin rozë. Ajo mbante aktualisht postin e kryeredaktores në një revistë, ndërsa sëfundmi kishte nisur edhe një projekt të ri televiziv. Prej vitesh Adela ka punuar edhe pranë “Focus Media Group”, fillimisht pranë suplementit “Bluetooth” dhe më pas në emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News 24.

Redaksia e NeoAlb ngushëllon familjen per kete humbje te madhe! 

U prefsh ne Paqe Adelajda!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.