Monumentet e Natyrës dhe ato të Kulturës në Nikaj-Mërtur që kërkojnë të...

Monumentet e Natyrës dhe ato të Kulturës në Nikaj-Mërtur që kërkojnë të mbrohen nga shteti

549
SHPËRNDAJE

Zona e Nikaj-Merturit, tashmë është kthyer në një realitet të turizmit  shqiptarë.

Veç natyrës së bukur me pyje e florë tokësore të pasur, shpend e kafshë të rralla, histori e kulturë të veçantë, monumente të kulturës dhe të folklorit, të mikpritjes dhe të kodeve familjare e shoqërore, një grup specialistësh vendas, po punojnë për identifikimin e një tjetre vlere të kësaj zone siç janë ato të Monumenteve të Natyrës dhe për t’u dhënë atyre statusin e mbrojtjes shtetërore.

Blerant Lushaj, një banor i këtyre zonave dhe njohës i mirë i vlerave që duhet të ketë një  Monument Natyre, ndryshe i thirrur nga miqtë e tij si Bleranti i Zonave të Mbrojtura, i cili po punon  me përkushtim për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe  identifikimin e monumenteve të natyrës dhe plotësimin e dokumentacionit për status të tyre. Në saj të punës së tij, janë një numër i madh objektesh të natyrës në Nikaj-Mërturi, që së shpejti do të marrin statusin “Monumente Natyre” të mbrojtura nga shteti!

“Janë të shumta dhuratat e natyrës në Nikaj Merturi që duhej të kishin marre statusin “Monument Natyre” dhe të tjera nga trashëgimia kulturore e shpirtërore që duhet te kishin marre statusin “Monumente Kulture”, thotë për ATSH-në Ndoc Mulaj një specialist i biologjisë dhe banor i kësaj zone.ndoc4

Ai fillon të numërojë disa nga monumentet e natyrës dhe të kulturës që duhej të gëzonin statusin “Mbrohen nga Shteti”. Disa prej tyre janë: Shpella “Bira e Zezë” në Qeresh; Shpella e “Alise” dhe “Muldea” ne Mulaj; Shpella e Lumit dhe e Boshit ne Curraj Epër; Shpella e Kakverrit ne Kaki të Nikajve; Shpella e Fratit dhe e Kol Gegës në Palc dhe disa të tjera që janë në proçes eksplorimi.  Ujavara e Brisës, ujvara e Mulajve; Syri Jeshil në lumin e Kuçit, “Tinart” në Lumin e Zi; Gurrat e Mirash Balës; Kanjoni i lumit nga Mulaj deri në Qeresh; Kanjoni i lumit Mërturit nga Ama e Kanalit deri Nenguri,Curraj Epër; Vorri i Fratit; Logu i Kole Dodës; Piku i Currajve etj.

Ata kanë identifikuar edhe disa objekte Monument Kulture që duhet të kenë mbrojte nga Shteti si : Kulla e Thepit në Curraj Epër; Kulla e Qëndresë në Brisë; Kulla e Deli Tahirit në Salcë; Kulla e Kurtesh Kurtit në Lekbibaj; Kulla katërkatëshe e Pal Zefit në Mserr; Kulla e Fazli Tahirit ne Mulaj; Kulla e Sukullarit në Qeresh etj.
ndoc1Janë dhe disa Monumente të Trashëgimisë Shpirtërore që duhen shpallur të mbrojtura si : Kënga Majekrahu; Xhama e Burrave; Këngët e Kreshnikëve me lahute etj.  Objekte që duhen mbrojtur.

Ky është një studim serioz i bërë nga specialistë të fushave përkatëse dhe pritet  të paraqitet për aprovim në strukturat përkatëse në ministritë e linjave dhe më pas në qeverinë shqiptare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.