Mirror: “Mafia shqiptare” po rrezikon jeten e turisteve britanik nga kokteilet

Mirror: “Mafia shqiptare” po rrezikon jeten e turisteve britanik nga kokteilet

98
SHPËRNDAJE

Një vajzë britanike ka përfunduar në spitalin grek, ndërsa rrezikon verbim të përjetshëm për shkak të një pije alkoolike që ka konsumuar në ishullin Zante. Policia dyshon se pija e saj kishte përmbajtje të lartë toksike të metanolit.

Pas një investigimi të dyshimtë në lidhje me terrorizmin në Shqipëri, gazeta britanike ‘Mirror’ akuzon se bandat shqiptare po rrezikojnë jetën e turistëve të rinj britanikë në Greqi.
Sipas gazetës, bandat shqiptare kanë nisur një betejë për çmimet e pijeve alkoolike, që mund të jetë fatale.

Investigimi i gazetës vjen pasi një britanike, Hannah Powell, 20 vjeç, mbeti e verbuar pasi konsumoi këto pije alkoolike me miqtë në ishullin e Zantes.

20-vjecarja është dërguar në agoni në spital. Kur ajo kur hapi sytë konstatoi se nuk arrin më të shikojë, ndërsa ka pasur dhe dhimbje të fuqishme stomaku.

Hannah, nga Ormesby në Middlesbrough, ndodhet aktualisht në një krevat të dializës me prindërit e shqetësuar mbi kokë.
Gjendja e britanikes ka vënë alarmin tek mediat vendase. “The Mirror’ shkruan se bandat shqiptare po importojnë pije të lira alkoolike nga Bullgaria.

“Kamarierët e pafajshëm nuk e dinë që pijet kanë përmbajtje vdekjeprurëse,” shkruan gazeta.
“Spitalet në Zante janë të mbushura me britanikët ë sëmurë, që janë helmuar me alkool këtë verë”.

“Gangsterët shqiptarë po e drejtojnë këtë shfaqje. Qëllimi i tyre është të ofrojnë sa më shumë pije me çmim të ulët,” tha një vendas.

Pija e rrezikshme njihet si ‘rakia bullgare’.
“Çmimet e pijeve, koktejleve në këtë zonë ishin rreth gjashtë euro. Por sapo në lojë hyri mafia shqiptare, çmimet u ulën ndjeshëm,” tha një barist.

“Të njëjtat pije që kushtonin gjashtë euro, tani kushtojnë dy euro”.

Një mjek tha se kanë kuruar më shumë se 3 mijë britanikë gjatë kësaj periudhe.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.