Ministria e Mjedisit mirëpret fillimin e punës ne impiantin e mbetjeve për...

Ministria e Mjedisit mirëpret fillimin e punës ne impiantin e mbetjeve për Bashkinë Fier

205
SHPËRNDAJE

-Ministria e Mjedisit mirëpret fillimin sa më shpejt të punës të projektit madhor për Bashkinë Fier dhe qytetarët e saj për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve dhe prodhim energjie.
“Projekti për dhënien me Koncesion/PPP të ndërtimit të administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhim energjie, është në përputhje me strategjinë dhe politikat e menaxhimit të Ministrisë së Mjedisit, duke u konsideruar me interes publik”, sqaron zyrtarisht ministria e Mjedisit.
Në deklaratën për mediat, theksohet më tej se ky impiant është një projekt i cili është iniciuar si një nismë e domosdoshmëri nga pushteti vendor, Bashkia Fier prej Korrik 2015.
Në Tetor 2015 Këshilli Bashkiak i Bashkisë Fier shpalli emergjencën mjedisore në fushën e menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane duke ia bërë të njohur vendimin edhe Ministrisë së Mjedisit, Ministrive të linjës e instancave të tjera shtetërore.
“Për Miratimin e Rregullave të Vlerësimit dhe të Dhënies së Konçension/Partneritet Publik Privat”, të ndryshuar,ministria vlerësoi ngritjen e një komisioni ndërinstitucional.
Ky komision ndërinsitucional u ngrit më Dhjetor 2015 me Urdhër Ministri dhe përbëhej nga 7 anëtarë më përfaqësues të Ministrive të linjës 2 anëtarë nga Ministria e Mjedisit 1 anëtar nga Ministria e Energjitikës, 2 anëtarë nga Bashkia Fier si dhe 2 anëtarë nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO). Komisioni në këto 10 muaj është mbledhur në mënyrë periodike
Impiant i përpunimit të mbetjeve urbane (IPMU) me rikuperim të energjisë (Waste to Energy Plant- WTE) , do të jetë impianti i 2-të në vend i këtij lloji.
Projekti i propozuar është një impiant i përpunimit të mbetjeve urbane (IPMU) me rikuperim të energjisë (Waste to Energy Plant- WTE) duke prodhuar energji elektrike.
Ky projekt madhor vjen në Shqipëri pas atij të Elbasanit, ku gërshetohet menaxhimi i mbetjeve urbane me përfitim të prodhimit të energjisë.
Objektivi kryesor ka të bëjë me një menaxhim më të mirë të integruar të mbetjeve e ngurta urbane (MNU), shfrytëzimit në një kohë shumë më të gjatë të zonave për depozitim dhe shndërrimin e tyre në energji.
Ndërtimi i këtij impianti ka avantazhe për zonën dhe për më gjerë pasi nga njëra anë bëhet mbledhja dhe grumbullimi i MNU, problem serioz në vend, trajtimi teknologjik i MNU duke shmangur çdo impakt negativ në mjedis dhe zonën përreth.
Impianti do të ketë një përpunim maksimal 180- 200 ton mbetje/dite, djegia e të cilave do të sigurojë prodhim energjie elektrike prej 3.8 mw.
Ndërsa impianti i trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan, i pari në vend, trajtimi i mbetjeve në prodhim energjie, pritet të inaugurohet brenda muajit nëntor.
Projekti i ndërtimit të impiantit të Elbasanit do t’i japë zgjidhje problemit serioz të trajtimit të mbetjeve urbane dhe për herë të parë në Shqipëri aplikohet shndërrimi i mbetjeve në energji.
Ky është një nga projektet më të mëdha në fushën e mjedisit , i pari projekt i këtij lloji në vend sipas standardeve e parametrave të përcaktuara nga BE në masën 100% dhe e çertifikuar për këto standarde.
Ministria e Mjedisit sqaron se ligji i miratuar në Parlament më 22 Shtator 2016 rregullon qartazi mënyrën e trajtimit të mbetjeve në këto impante.
Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me partnerët e saj, garanton që projekte të tilla janë të standardeve evropiane e parametrave të përcaktuara nga BE në masën 100% dhe e çertifikuar për këto standarde, duke sjellë eksperiencën ndërkombëtare dhe kombëtare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.