Ministri Koka: Me PS zgjedhjet në rrezik

Ministri Koka: Me PS zgjedhjet në rrezik

31
SHPËRNDAJE

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka shpërthyer sot në akuza ndaj PS-së së Durrësit teksa ka folur në “Ora News”. Koka ka thënë se PS-ja e Durrësit lufton me LSI-në dhe jo me PD-në, dhe se policia atje ka ikur në drejtim të “paduhur”. Ai tha se Policia e Durrësit bashkëpunon me trafikantët dhe kultivuesit e kanabisit. Gjithashtu, Koka ka shigjetuar në një farë mënyrë edhe ministrin Tahiri për luftën ndaj drogës. Ai thotë ta quash të suksesshme luftën ndaj drogës është fyerje për qytetarët. Gjithashtu, Koka, ka thëne se ne krye te Bashkisë se Durrësit, duhet te ishte Grida Duma dhe jo Vangjush Dako.

“Është e vërtetë, që tensionet në një koalicion janë të natyrshme dhe kanë si burim mosmbajtjen e fjalës nga njëra palë. Në Qarkun e Durrësit, PS ka kundërshtar LSI-në. Nuk mendoj se është kryeministri ai që i nxit këto. Rrezikohet destabiliteti në Durrës dhe zgjedhjet. PS po përdor policinë. I bëj thirrje punonjësve të Policisë të mos ikin në drejtim të paduhur. Ata bashkëpunojnë me trafikantët e krimit. Ka raste në Durrës ku kriminelëve u hapet rruga me urdhër nga policia që të largohen në drejtim të paditur”, tha Koka.
“Shpesh jam ndjerë i kufizuar dhe kam thënë pse LSI të bëhet pjesë e një vendimmarrje të gabuar. Jemi të prirur për të patur tolerancën, për shkak të këtij koalicioni kemi qenë edhe shumë tolerantë. Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të bëjmë. Në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tjeskajshme”, ka vijuar ai. Koka ka akuzuar edhe Bashkine e Durrësit për arrogance ndaj qytetareve dhe vete LSI-se.
“Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të bëjmë. Në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tejskajshme. Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare e bashkisë Durrës, jo Vangjush Dako. Dehja nga pushteti dhe paraja i ka bërë njerëzit të shkëputen nga realiteti. Ajo bandë e vogël e strukturave të policisë së Durrësit po dhunon policinë e Durrësit. LSI është e rritur dhe ka dimesionet për të vetëqeverisur Shqipërinë”,-tha Koka.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.