Ministri Gjiknuri -“Bankers”:Ndaloni operacionet qe krijojne “termete” ne Zharrez

Ministri Gjiknuri -“Bankers”:Ndaloni operacionet qe krijojne “termete” ne Zharrez

681
SHPËRNDAJE

Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ka deklaruar se do të marrë të gjitha masat për të zgjidhur shqetësimin e shprehur nga banorët e fshatit Zharrëz nga kërkimet për naftë të kompanisë “Bankers Petroleum”.
“Me përfaqësuesit e “Bankers Petroleum” është mbajtur një komunikim i vazhdueshëm për të diskutuar zgjidhjen e problemeve të shfaqura në këtë zonë dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme për ndalimin pa afat të operacioneve të injektimit të ujit me presion të lartë në këto puse nga ana e kompanisë”, thuhet në një komunikatë. 
Sipas njoftimit, ministri Damian Gjiknuri ka urdhëruar ngritjen me urgjencë të një grupi pune për të analizuar situatën dhe për t’i dhënë zgjidhje problemit. Mësohet se grupi i posaçëm ka zhvilluar mbledhjen e parë ku ka shqyrtuar situatën dhe ka folur me përfaqësues të “Bankers”. 
Në përfundim të takimit, ministri Gjiknuri i ka kërkuar kompanisë ndërprerjen urgjente të operacioneve të injektimit me presion të lartë të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit Zharrëz, deri në një njoftim të dytë.

Lekundjet me te forta te tokes  u ndjene ne te gdhire 19 Dhjetori duke shkaktuar lekundje ne permasat e nje termeti prej 4,5 balle. Epiqendra e ketyre lekundjeve ishte Zona Patos Marinez ndersa lekundjet u ndjen edhe ne Fier duke tmeruar banoret. Keto lekundje nxoren ne proteste po ate nate qindra banore te Zharrezes te cilet fajesonin kompanine bankers per keto lekundje nga aktiviteti qe kryjne ne nxjerrjen e naftes.Zeri i banoreve nuk u degjua nga pushtetaret derisa ata u detyruan te hynin ne greve urie qe kerkonte ndaljen e lekundjeve dhe demshperblim te banesave nga lekundjet e fundit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.