Mijra Besimtarët myslimanë Fierake kane festuar Kurban Bajramin.

Mijra Besimtarët myslimanë Fierake kane festuar Kurban Bajramin.

32
SHPËRNDAJE

Mijra Besimtarët myslimanë Fierake kane festuar Kurban Bajramin .Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhamine e qytetit, ndersa kreret myslimane te myftinise kane percjelle urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Namazi u fal ne oren 07 10 minuta Ceremonise se faljes i parapriu me fjalen e tij myftiu i Fierit Karafil Mane. Ndersa procesin e faljes e drejtoi Imami Ylli Beqiri Ai percolli mesazhin per me shume paqe dhe respekt ndaj njeri tjterit e sidomos per me shume besim duke kondideruar njeriun si pasurine me te madhe te krijuar nga zoti.
 Myftiu i Fierit Karafil Mane ka uruar t besimtarët muslimanë per paqe begati dhe gezime ne jeten e cdonjerit . Të bëjnë sot kurban vetëm në emër të Allahut.
 Paraditen e sotme festa e Kurban Bajramit ka pasur vizitore edhe kreret me te larte vendore partite politike dhe klerike nga besimet e tjera fetare. Ne kete dite mesazhi i drejtuar komunitetit dhe gjithe besimtareve ka qene per me teper paqe begati dhe gezime ne jeten e cdonjerit .

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.
Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.