Merr permasa dhuna ne familje,4 te arrestuar ne Fier

Merr permasa dhuna ne familje,4 te arrestuar ne Fier

1311
SHPËRNDAJE

Fier!
*Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Altin Xhafa, 45 vjeç, banues në Fier, pasi:

Për këtë shtetas, vajza e tij 14 vjeçe kallëzon se babai i saj e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyre të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Vepra të turpshme”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 108 i Kodit Penal.  

2.Elton Gjeçi, 30 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Fier, pasi:

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases G.Gj, 65 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2 Kodit Penal.

*Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Sefit Xhelali, 38 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi vëllai i tij, shtetasi A.Xh, 41 vjeç, kallëzon se shtetasi Sefit Xhelali ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Mallakastër!

*Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Myqerem Shehaj, 60 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori”, Mallakastër.

Ky shtetas në lagjen “Gllavenica”, për motive pronësie, ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka kërcënuar në telefon vëllain e tij, shtetasin I.Sh, 49 vjeç, banues në lagjen “Gllavenica”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” parashikuar nga Nenet 130/a, 84, 279 e 275 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.