Mer një makinë me qera por e shet dhe shpallet ne kerkim...

Mer një makinë me qera por e shet dhe shpallet ne kerkim nga policia

1149
SHPËRNDAJE

Fier!
Mer një makinë me qera por e shet duke thyer kushtet e qerasë.
Policia e Fierit zbardh ngjarjen.
Shpallet në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
-E.Z, 24 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas i ka marë me qera dy ditore mjetin autoveturë tip “BENZ” me targë AA 796 MB, shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Tiranë, pronar i subjektit “ALFATINO” Sh.P.K Tiranë, me aktivitet për dhënien e makinave me qera.
Shtetasi E.Z ka thyer kushtet e qerasë dhe e ka shitur mjetin në qytetin e Fierit për një shumë prej 1500 euro.
Pas një pune të mirëorganizuar nga Seksioni kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë e mundur lokaizimi dhe gjetja e kësaj makine.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

*Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ervis Saimeja, 21 vjeç, banues në lagjen Dukas, Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Lagjen e Re, Patos, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip Toyota Veturë me targa AA 711 CY, pa leje drejtimi.  

(Neni 291 i Kodit Penal).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.