Mediat Izraelite:Mossad zbulon atentatet qe ISIS planifikoi ne “Loro Borici”

Mediat Izraelite:Mossad zbulon atentatet qe ISIS planifikoi ne “Loro Borici”

109
SHPËRNDAJE

Paralajmërimet e shërbimeve sekrete për sulme të mundshme terroriste kanë zhvendosur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit nga Shkodra për në Elbasan.
Lajmi raportohet nga e përditshmja izraelite “Haaretz”, e cila i referohet edhe raportimeve të mediave shqiptare për arrestimet e kryera së fundi në Shkodër, të të dyshuarve për lidhje me organizatat terroriste.
“Zyrtarët e sigurisë në Izrael kanë nxjerre udhëzime strikte për ekipin. Futbollistët nuk do të kenë kohë të lirë, ndërkohë që në Shqipëri do të kenë tre herë më shumë roje sigurise nga sa kanë zakonisht”, shkruan “Haaretz” duke iu referuar burimeve pranë ekipit kombëtar.
Një tjetër media si “Jerusalem Post” shkruan se katër persona të lidhur me ISIS u ndaluan nga autoritetet shqiptare, pas një informacioni nga Mossad (shërbimi sekret izraelit), se ata po planifikonin sulm terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Më tej “Jerusalem Post” shkruan se ekimi i Izraelit po vjen në Shqipëri me një ekip shtesë sigurie prej 15 vetësh.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.