Mediat greke:Te largojme shqiptaret

Mediat greke:Te largojme shqiptaret

990
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, paralajmëroi zyrtarisht Shqipërinë “të mos guxojë të sfidojë Greqinë” një reaksion zinxhir ka ndodhur në qarqet ekstremiste greke, që të nxitura nga gjuha e ashpër, janë hedhur në veprim. 
Matanë kufirit pjesë e gjuhës së ekstremizmit janë bërë edhe mediat. E përditshmja “Stohos” është hapur me një kryeartikull ku i bën thirrje autoriteteve greke të dëbojnë të gjithë emigrantët shqiptarët, që sipas shkrimit janë “kolona e pestë e Turqisë në Greqi”. Por nuk ndalet me kaq. Me anë të një fotomontazhi provokues, “Stohos” e ka përafruar flamurin tonë kombëtar me atë të Turqisë duke vendosur përballë një ushtar grek të acaruar që i gjuan me plumba.

Të gjitha këto reagime ekstremiste kanë nisur pa u mbushur as 24 orë nga deklaratat provokuese të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos. I pranishëmnë garnizonin ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, në kufi me Shqipërinë, i veshur me kamuflazh dhe në praninë e gjeneralëve më të lartë të ushtrisë greke, Kammenos ka folur prerë duke paralajmëruar Tiranën se “Greqia nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”. Duke u ndaluar në dekaratat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilat u pasuan me retorika të nxehta mes palëve, ministri grek i Mbrojtjes deklaroi se për Athinën sajesa antihistorike janë të papranueshme duke iu referuar veçanërisht çështjes çame.

“Nga këtu dua të dërgoj një mesazh për të gjithë ata që guxojnë të sfidojnë traktatet ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare për të bërë deklarata provokuese. Përgjigja e jona është e qartë, Greqia është e vendosur të mbrojë sovranitetin kombëtar të vendit dhe të respektojë të drejtën ndërkombëtare. E kam fjalën edhe për deklaratat e fundit të z.Rama, për sajesat antihistorike që ai flet e që na sjellin përsëri në kujtesën bashkëpunëtorët e nazizmit. Ishin ata që dolën në anën e humbësve. Ata ishin në anën e mundur në luftë. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla dhe nuk do të pranojnë raporte të tilla, të cilat dëmtojnë dhe infektojnë historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”­ tha ai.

Nderkohe tensionet jane shtuar edhe ne Himare ku mesohet nga disa foto ne rrjetet sociale  se eshte ngritur flamuri grek ne kalane eHimares

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.