Mberrin ne vendlindje trupi i Erion Toros

Mberrin ne vendlindje trupi i Erion Toros

7293
SHPËRNDAJE

Trupi i pajetë i 34-vjeçarit nga Fieri, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike nga tërmeti në Italinë Qendrore, ka mbërritur sot në Atdhe. Trupi i tij mberriti ne portin e Vlores sot rreth orës 08:30, ndersa më pas u dergua ne banesen e prinderve te tij, në Kurjan të Roskovecit, në Fier.

Me një makinë të bardhë funerali, trupi i babait të vajzave të mitura udhëtoi drejt Roskovecit, për të vijuar me homazhet që do të mbajë familja, ndërsa ditën e nesërme do të përcillet për në banesën e fundit.

Trupi i pajetë i Toros, i cili ishte viktime mes 291 personave të tjerë, ishtë nisur dje nga Italia. Emigranti 34-vjeçar, në momentin e rënies së tërmetit ndodhej në banesë në Amatriçe së bashku me gruan dhe 2 vajzat.
Të bijat u nxorën nga gërmadhat me lëndime të lehta. Erjon Toro ishte djali i vetëm i familjes me 5 anëtarë dhe jetonte prej 16 vitesh në Itali, bashkë me familjen e tij, ku punonte në ndërtim. Ai ishte i vetmi shqiptar që humbi jetën si pasojë e tërmetit në Itali. Ndërsa pas kërkesave të familjarëve të Toros për kthimin sa më parë në Shqipëri të trupit të tij, u raportua se shpenzimet për kthimin e tij do të mbulohen nga qeveria shqiptare.
Mësohet se qeveria ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për të sjellë trupin e të riut në fshatin Kurjan të Fierit. Qindra mijra banore te vendlindjes se Erionit kane shprehur ngushellime familjes ndwrsa e pranishme ka qene edhe kryetarja e bashkise Roskovec Majlinda Bufi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.