Maskat grabisin nje karburant ne mes te dites

Maskat grabisin nje karburant ne mes te dites

91
SHPËRNDAJE

BERAT- Një grabitje në dritën e diellit ka ndodhur sot në Berat. Sipas të dhënave të policisë, grabitja ka ndodhur në një karburant në fshatin Poshnje, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur, i kanë vjedhur një sasi parash punonjësit të karburantit shtetasit A.M.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Në bazë të pretendimeve të punonjësit të karburantit shtetasit A.M. dyshohet se i kanë vjedhur rreth 270.000 lekë. Ai ka rrëfyer se grabitësit i kanë vendosur armën tek koka duke e kërcënuar nëse nuk i jepte urgjent paratë e xhiros ditore.
Janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore si dhe janë sekuestruar dhe pamjet filmike pasi objekti survejohej nga kamerat e sigurisë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.