Mandati i kryebashkiakut të Mallakastrës shpetohet nga LSI

 Mandati i kryebashkiakut të Mallakastrës shpetohet nga LSI

1234
SHPËRNDAJE

LSI i ka shpëtuar sot mandatin, kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanajt, të cilit ia vuri në rrezik Partia Socialiste me pretendimin se e kapte ligjit i Dekriminalizimit. Sot në KQZ, LSI bashkoi votat me PD-në duke rrëzuar një kërkesë të dy komisionerëve të PS-së, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, për t’i hequr mandatin, sepse Kapllanaj rezultonte i dënuar në Itali për vjedhje në vitin 1995.

LSI njesoj si PD, vlerësoi se për këtë çështje ishte diskutuar dhe vendosur në 2016 që mandati nuk duhet t’i hiqej.Përfaqësuesi i PS, Eridian Salinji, duke argumentuar kërkesën për heqjen e mandatit, sulmoi kreun e KQZ: Ti Zguri nuk mund të mbrohesh këtu se je i pavarur. Se ku je i varur, ti e di vetë. Deklarata që bëri PS, duhej bërë shumë ditë më përpara jo sot. Ti sot e ke vënë në dyshim karrigen që ke. Ti nuk mund të fshehësh kërkesën. Kjo ndodhi dhe është përgjegjësi e juaja. Nëse shkel ligjin, duhet të presësh edhe përgjigjen. Ti erdhe me një marrëveshje politike aty. Marrëveshja ka mbaruar tani dhe besoj që edhe ti “Je i fundit i Moikanëve”. Në rastin e Kapllanajt, ligji i Dekriminalizimit ka edhe efekte prapavepruese. Personi në fjalë është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Arsyetimi i Prokurorisë është jologjik.”

Kurse përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso, vërejti: “PS ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Sajmir Tahiri dhe të gjitha çështjet që i kanë dalë. Presioni i paprecedentë që i është bërë KQZsë, është ndeshur edhe në dy raste të tjera kur PS ka pasur një hall të madh. E ka pasur këtë hall të madh edhe në 2007 me Elbasanin dhe në 2011 kur humbi mandatin në Tiranë. Prokuroria në rastin e Mallakastrës nuk ka zbuluar asgjë. Dënimin në vitin 2004 ai e ka deklaruar vetë.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.