Mallakaster:Drejtonte pa leje makinen,aksidenton veten dhe pasagjeren 19 vjecare

Mallakaster:Drejtonte pa leje makinen,aksidenton veten dhe pasagjeren 19 vjecare

169
SHPËRNDAJE

Mallakastër! 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

-Kadri Bali, 23 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier, pasi:

 

Më datën 17.04.2017, në rrugën Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçinë e Vjetër” Mallakastër, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Honda ” me targë FR 5159 D, ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar vetë dhe pasagjerja A.L, 19 vjeçe, banuese në fshatin Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e personelit mjekësor.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.