MALLAKASTER :Per 10 rrenje hashash arrestohet 28 vjecari

MALLAKASTER :Per 10 rrenje hashash arrestohet 28 vjecari

1207
SHPËRNDAJE

Mallakastër 

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, policia zbulon një tjetër rast.
Arrestohet në flagrancë autori.


Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe në bazë të informacioneve që dispononin shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në fshatin Lofken, në vendin e quajtur “Balta e kuqe” u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:
-Mariglen Bregaj, 28 vjeç, banues në fshatin Lofken, Ballsh.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.