Makinat e “Google”, vijojnë fotografimin e rrugëve në Tiranë

Makinat e “Google”, vijojnë fotografimin e rrugëve në Tiranë

90
SHPËRNDAJE

Dy makinat profesionale të “Google”, të pajisura me kamera dhe sensorë tepër të fuqishëm, vijojnë punën për fotografimin e rrugëve më kryesore në Tiranë.
Makinat e “Google” kryejnë fotografimin e pamjes përreth, në një kualitet tepër të lartë dhe më pas i përpunojnë pamjet për t’i kthyer në foto 360 gradë.
Fotografimi në Shqipëri ka nisur nga Tirana dhe do të përhapet përgjatë muajve në vazhdim në qytete dhe atraksione turistike.


Shërbimi është mjaft i dobishëm për të përcjellë imazhe koherente të peizazhit shqiptar që nga qytetet bregdetare dhe malore, deri te trashëgimia kulturore.
Google do të mbledhë imazhe nga Durrësi, Saranda, Vlora, Berati, Gjirokastra, Elbasani, Korça, Shkodra, Lezha, Fieri dhe Pogradeci.
Procesi i mbledhjes së imazheve do të zgjasë për rreth 8 javë dhe më vonë këto imazhe do të përpunohen në studiot e Google për t’ju ofruar falas përdoruesve të internetit.
Street View do të shërbejë për të pasur një mundësi më të mirë në informacionin vizual të bukurisë së qyteteve tona, bregdetit dhe maleve, do të sherbejë për promovimin e zhvillimit të turizmit në Shqipëri si dhe do te prezantojë trashëgiminë tonë kulturore aq të rëndësishme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.