Luan Rama i LSI: Kanabisi po mbillet me policinë

Luan Rama i LSI: Kanabisi po mbillet me policinë

31
SHPËRNDAJE

“Ideja e krijuar se LSI po prish koalicionin është vetëm një zhurmë”. Ishte kjo deklarata e numrit dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama. Por akuza më e rëndë e tij bëhet për policinë.

Në të njëjtën linjë, si dhe zyrtarë të tjerë të LSI, Luan Rama ka bërë kritika për punën e Policisë së Shtetit.
“Policia nuk e ka kryer me sukses detyrën për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Shqipëria është e mbushur me kanabis dhe këtë e ka pranuar edhe Kryeministri dhe ministra. Kultivimi i kanabisit në zonat e Shqipërisë nuk mund të bëhet pa pasur mbështetje nga policia. Mbjellja e sipërfaqeve të mëdha me kanabis nuk mund të bëhet pa prapavijë politike. Detyra e policisë nuk është që të korrë kanabisin, por të parandalojë kultivimin e tij”, tha Luan Rama për Abc News.
Ndërsa mbrojti ministrin e Mjedisit që vjen nga LSI, Rama tha se “reagimi i Lefter Kokës është reagim i një qytetari të përgjegjshëm për parregullsitë në Durrës”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.