LSI,Vasili:Te shpallet gjendja e emergjences ne Zharrez

LSI,Vasili:Te shpallet gjendja e emergjences ne Zharrez

736
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka zhvilluar një takim me grevistët e urisë në njësinë administrative Zharrë të qarkut Fier. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit. Vasili theksoi se situata është tepër e rëndë dhe kërkohet zgjidhje sa më urgjente.
“Situata këtu është tepër e rëndësi. Kërkohet zgjidhje urgjente për këtë çështje. Duhet të ngrihet komisioni në nivel ministror dhe të shpallet gjendja e emergjencës”,- ka theksuar Vasili.

Në vijim të prononcimit të tij, Vasili theksoi se për situatën e krijuar në njësinë administrative të Zharrë duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe riparimi dhe zhdëmtimi i banesave të dëmtuara duhet bërë sa më parë.

“Të shpallet gjendja e emergjencës për situatën e krijuar në Zharrë. Zhdëmtimi dhe riparimi i banesave është diçka emergjente”,- theksoi Zëvendëskryetari i LSI-së. Në përfundim të fjalës së tij, Vasili kërkoi që të përcaktohen shkaqet e dëmtimit të banesave dhe tërmeteve në këtë zonë. “Duhet përcaktuar përfundimisht shkaku i tërmeteve në zonë. Të fillojë një hetim për zbatimin korrekt të kontratës”,- përfundoi Vasili.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.