Libohova

Libohova

82
SHPËRNDAJE

Libohova shtriLibohovahet në këmbët e malit të Buretos, përballë Dropullit, nga i cili ndahet dhe kufizohet nga lugina e lumit Drino.

Për të shkuar në Libohovë duhet të lini Gjirokastrën dhe të vazhdoni rrugën kombëtare për në kufi (Kakavijë).

Më tej, pasi të keni lënë në të djathtë fshatrat e hirtë të Dropullit, duhet të ktheheni në të majtë, në rrugën e asfaltuar; duke ndjekur këtë rrugë shumë shpejt do të jeni në qendër të qytetit, të dekoruar nga rrape të shumtë, me në krye më të moçmin e madhështorin jo vetëm në zonë, por në të gjithë vendin tonë, me një moshë që mendohet të jetë rreth 500-vjeçare.

Kalaja e Libohovës u ngrit gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1741 – 24 janar 1822), ndoshta mbi rrënojat e një konstruksioni të mëparshëm.

Kalaja e Libohovës, me katër kulla nëpër qoshet dhe murin rrethues, është një fortesë me përmasa mbi mesataren.

Ajo ishte një nga kalatë e ndërtuara nga “Luani i Janinës”, i njohur për shtysën që i dha autonomisë së Shqipërisë, por edhe si një despot i ashpër dhe gjakatar, i përmendur nga disa prej udhëtarëve më të rëndësishëm europianë të viteve 1800, si Lord Bajron, por edhe nga Aleksandër Dyma, në një episod në romanin e tij të famshëm “Konti i Monte Kristos”.

Veç kalasë së Libohovës, me mbështetjen e Ali Pashait u ndërtuan edhe kalatë e Tepelenës dhe të Butrintit.

Mendohet se kalaja e Libohovës u ndërtua si dhuratë e Aliut për motrën e tij, Shanisha, pasi u martua me një nga anëtarët e familjes së madhe e të rëndësishme Libohova. Varri i Shanishasë,   motrës   së   Aliut, gjendet edhe sot e kësaj dite vetëm 100 metra larg qendrës së Libohovës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.