Kush fshihet,dhe mban peng grevistët e Zharrëzës!!

Kush fshihet,dhe mban peng grevistët e Zharrëzës!!

183
SHPËRNDAJE

Greva e banorëve të Zharrëzës duket se po dëshmon për funksionimin gati përfekt të koalicionit në distancë mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste. Është ky koalicion i cili me keqmenaxhimin që i ka bërë sektorit të naftës që nga viti 2005 deri në vitin 2017 ka sjellë edhe fenomene të tilla si Zharrëza apo Marinza.
Licencë marrëveshja dhe marrëveshja hidrokarbure me Bankers Petroleum është firmosur në vitin 2004 por në asnjë prej këtyre dokumenteve nuk përcaktohen detajet e operimit në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Në vitin 2006 nga ish-ministri i Partisë Demokratike Genc Ruli u miratua plani i zhvillimit të Bankers Petroleum, dokument i cili u amendua në vitin 2009 nga qeveria “Berisha-Meta” kohë kur Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) drejtohej prej Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këto dokumentë të planit të zhvillimit, për herë të parë përcaktohet procedura e të gjitha operacioneve hidrokarbure bashkë me injektimin e ujit, mënyrën e shpimit, operacionet e nëntokës, fraksionimin, leja mjedisore, plani mjedisor etj.
Pas një periudhe 2 vjeçare të ndalimit të lëkundjeve me pasoja në Zharrëz, ato u rikthyen në Nëntor-Dhjetor 2016 duke shkaktuar edhe dëme e protesta që çuan deri në një grevë urie në fund të Dhjetorit. Qeveria ndërhyri duke pezulluar injektimin e ujit teknologjik në puset e Zharrëzës me dyshimin se ky proces mund të ishte edhe shkaktar i lëkundjeve. Me urdhër të Kryeministrit u ngrit një grup pune ndërministror i cili në 31 Janar përfundoi raportin. Deputetë të LSI me në krye Petrit Vasilin u panë të shkojnë në Zharrëz e të ushtrojnë presion ndaj qeverisë me synime elektorale në krah të deputetëve të Partisë Demokratike. Një dorë e padukshme, edhe pse në dijeni të përmbajtjes së këtij raporti i cili adresonte formulën e zgjidhjes urgjente dhe planin e masave të mëtejshme, përdori 9 banorë të Zharrëzës duke i nxitur të rifuten në grevë. Nga momenti i futjes në grevë ata kanë refuzuar të komunikojnë me çdo autoritet vendor e qëndror të cilët shkuan për tu lexuar dhe vënë në dispozicion raportin e plotë të grupit ndërministror.
E njëjta dorë lëvizi në prapaskenë dhe organizoi marshimin e grevistëve në karroca nga Zharrëza drejt Tiranës. Pavarësisht tentativës së tyre për përhapjen e valës së protestës, zv.kryeministri Peleshi i priti në takim duke i informuar për gjithë raportin e grupit ndërministror ashtu sikurse pranoi të adresojë meraqet e tyre. Pavarësisht daljes publike dhe pranimit nga dy palët se u arrit dakordësi për masat që po merr qeveria, sërish fijet e prapaskenës lëvizin dhe mbajnë peng grevistët para godinës së Ministrisë së Energjisë e Industrisë për qëllime politike pasi thelbi i shqetësimit të tyre është tanimë i zgjidhur.
Po kush i lëviz këto fije?! Provat flasin qartazi se në krah të Partisë Demokratike që po frymëzon, nxit e mbështet jo vetëm grevën në Zharrëz por ardhjen e tyre në Tiranë dhe organizimin është Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Nisma Thurje” me protagonist Besjan Peshën dhe Adriatik Lapajn është plotësisht nën kontrollin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ironia është se LSI e ka patur në kontroll Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore nga viti 2009 deri më sot kur sërish e drejton një funksionar i partisë së Ilir Metës. Në qeverisjen e kaluar, nga 2009 deri në 2013 konflikti mes banorëve, Bankersit dhe qeverisë ka qenë u ndezur pasi lëkundjet janë shfaqur me intensitet të lartë dhe nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e tyre, instalimin e matësave të cilat janë ofruar falas nga Bankers që në 2011, apo zhdëmtimin e banorëve. Përkundrazi janë marrë masa që edhe me ndihmën e prokurorisë së atëhershme, pas një kallëzimi të banorëve përmes shoqatave mjedisore, çështja të pushohej pa fajtor e banorët të mbeten me gisht në gojë. Banorët edhe sot e dëshmojnë se gjatë kësaj periudhe janë rrahur e dhunuar sa here kanë protestuar, pikërisht nga ky “bashkëpunim” i ngushtë mes AKBN dhe Policisë së Shtetit. AKBN është autoriteti i cili drejtpërdrejt monitoron aktivitetin hidrokarbur të koncesionarëve të naftës përfshirë Bankers Petrolium. Besjan Pesha që sot po organizon dhe ka vënë nën hyqmin e tij grevën është ishdrejtori i Ilir Metës në AKBN dhe është përfolur për 1.2 milion euro përjashtime të paqarta TVSH-je në përfitim të nënkontraktorëve të Bankers e në dëm të Buxhetit të Shtetit.
Në skenë është shfaqur së fundi edhe Dael Dervishi. Po çfarë përfaqëson Dael Dervishi?! Ai është njeriu i afërm i Ilir Metës, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës në vitin 2011-2012 dhe Drejtor i AKBN-së në vitet 2013-2015. Kohë kur Dervishi u largua me dorëheqje të mistershme në të njëjtën kohë kur Shqipëria e humbi në arbitrazh betejën me ekspertët për 57 milion euro detyrime që Bankers duhet tia paguante shtetit shqiptar. Akoma më e mistershme mbetet se kush paguan sot studimet e kushtueshme të Dervishit në Teksas të Shteteve të bashkuara të Amerikës.
Dështimi i menaxhimit të AKBN nga viti 2005-2009 nga Partia Demokratike dhe pastaj nga 2009-2017 nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka futur në krizë menaxhimin e sektorit të naftës. Por ndërsa komenton në rrjetet sociale zhvillimet e fundit në Zharrëz, Dael Dervishi ndofta do të duhej ti tregonte publikut diçka më shumë rreth një studio të quajtur “Optima Legal&Financial”, kush janë pronarët dhe ish pronarët e studios e cila nga AKBN e drejtuar prej forcës së tij politike është nxitur të këshillojë ligjërisht pjesën më të madhe të koncensionarëve të naftës.
Një tjetër eksponent i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Napolon Laska, kreu i LRI në Fier është udhëheqësi i karvanit të grevistëve nga Zharrëza drejt Tiranës. Adriatik Lapaj, ish funksionar i Aleancës Kuqezi dhe me kontakte të vazhdueshme me njerëzit e afërt të Lulzim Bashës mban njëkohësisht edhe linjën e aksionit me nismën Thurje të Besian Peshës.

Sot grevistët janë marrë peng përpara godinës së Ministrisë së Energjisë e Industrisë. Pavarësisht se qeveria u ka garantuar dhe me afate konkrete zgjidhjen e situatës së tyre, këto forca të errëta për interesat e tyre të ngushta politike e financiare nuk i lejojnë të kthehen në shtëpi./Pamfleti.com

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.