Kundërshtojnë me dhunë policin, arrestohen 2 Fierak

Kundërshtojnë me dhunë policin, arrestohen 2 Fierak

381
SHPËRNDAJE

*Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë duke penguar ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Rezart Malushaj, 32 vjeç.

2.Bledar Gropa, 34 vjeç, të dy banues në Lagjen e Re, Patos.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Lagjen e Re, Patos, gjatë një operacioni për kapjen e personit në kërkim, shtetasit N.B, kanë kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë të Sektorit Kundër Narkotikëve duke i penguar për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.
Materialet i Kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik duke ushtruar dhunë” dhe “Pengime për ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës” parashikuar nga Nenet 236/2 e 320 të Kodit Penal.

*Vjedh portofolin e një shtetaseje në Poliklinikën Fier, ndalohet nga policia autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Leonard Nanxa, 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.M, 50 vjeçe, se në Poliklinikën e Spitalit Rajonal Fier, një shtetas i ka vjedhur portofolin me 10.000 lekë të reja dhe një unazë floriri, brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të kësaj vjedhje, shtetasit Leonard Nanxa.
Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas më datën 14.05.2016 në lagjen “1 Maj”, Fier ka vjedhur edhe biçikletën e shtetasit A.M.
Materialet i Kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.