Kujt i perket ky turp!? Vetem 60 maturante nga Fieri fitojne te...

Kujt i perket ky turp!? Vetem 60 maturante nga Fieri fitojne te drejte studimi

2698
SHPËRNDAJE

Nga sheshi para Kryeministrise dhe Kuvendit ku kane protestuar per te dyten dite me rradhe tema e qindra maturanteve qe nuk kane fituar te drejte studimi eshte kthyer per ore te tera ne debate te ashpra ne seancen e sotme te Kuvendit. Ne fjalen e tij ish kryeministri Berisha e ka quajtur te deshtuar ministren e arsimit Lindita Nikolla duke i kerkuar doreheqjen ndersa u eshte drejtuar deputeteve te Fierit

Fjala e shkeputur e Ish Kryeministrit Berisha drejtuar Deputeteve te Fierit sot ne Kuvend

-Ku janë deputetët e Fierit? Vetëm 2% e maturantëve të Fierit kanë fituar dhe flisni pastaj për shanse të barabarta, utopistë. Ja këtop janë shanset e barabarta që ja u ofroni shqiptarëve, vetëm 2% e matrantëve të Fierit sipas statistikave kanë fituar. Pse nuk dilni të flisni këtu? Unë mora shembull Fierin… Mos u mashtroni. Janë gjithsej dhe 300 vende për t’u hapur. Këta gënjejnë dhe vetëm gënjejnë. Duan të mbulojnë krimin që kryen ndaj jush.
Nderkohe edhe ne rrjetet sociale e kane quajtur nje turp kuoten e ulet prej vetem 2% te maturanteve te Fierit qe perfitojne te drejte studimi ne Shkollat e Larta
Postimi i Ilir Lugaj Mesues i Gjuhe-Letersi ne Gjimnazin Perikli Ikonomi
Kanë fituar të drejtë studimi në fazën e parë vetëm 60 maturantë të Fierit. Kujt i përket ky turp?

Matura sivjet duket qartë që ka një problem shumë të madh.

Nëse në shkallë vendi kanë fituar të drejtë studimi 16% e maturantëve, atëherë për Fierin si rreth me peshë në numrin total të maturantëve rreth 10% kandidatët fitues duhet të ishin rreth 20% e aplikantëve, pra rreth 500.

Por kanë fituar vetëm 2% e tyre.

Të mos kujtojmë këtu që Fieri është qytet me traditë arsimore të paktën prej shumë dekadash.

Shkaqet për një rezultat të tillë mund të jenë vetëm 3:

1- sistemi i përzgjedhjes së kandidatëve për shkollën e lartë është krejtësisht i gabuar dhe i padrejtë, ndaj duhet anuluar menjëherë;

2- matura shtetërore sivjet ka dështuar, është kopjuar në gjithë vendin, ndërsa në Fier jo, ndaj duhet analizuar mirë procesi, u duhet kërkuar ndjesë publike maturantëve fierakë dhe duhen ndëshkuar përgjegjësit;

3- rritja e peshës së notës mesatare të shkollës së mesme është një veprim me pasoja të rënda dhe mesatarja nuk është një kriter i vleshëm, ndaj duhet hequr. Fiktiviteti në notën mesatare dha efekte me pasoja të rënda e të pariparueshme.

Ose të trija së bashku.

Fakti është kokëfortë: kanë fituar të drejtë studimi në fazën e parë vetëm 60 maturantë të Fierit.

Kujt i përket ky turp?

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.