Kryetaret e P.S ne Fier , Patos , Roskovec ,Mallakaster te vleresuar...

Kryetaret e P.S ne Fier , Patos , Roskovec ,Mallakaster te vleresuar nga raporti i analizes.

1358
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste ka bërë një analizë shteruese të rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, duke marrë si pikë reference rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 2013.
Në raportin e analizës janë identifikuar të gjitha zonat, sipas hartës së ndarjes së territoriale, ku Partia Socialiste ka marrë më pak vota se sa në zgjedhjet parlamentare të 2013. Në 16 bashki PS ka shënuar rënie në raport me zgjedhjet paraardhëse. Ndërkaq, Asambleja e Partisë Socialiste, në mbledhjen e fundit në muajin gusht, vendosi që nga data 15 shtator deri në 30 tetor të zhvilloheshin zgjedhjet në parti në nivel vendor.
Sipas vendimit të Asamblesë,  krerët e strukturave socialiste në nivel vendor, të cilët në zonët e tyre kanë marrë një rezultat negativ, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, nuk do të lejohen që të kandidojnë. Vendimi është i vlefshëm për krerët e organizatave dhe këshillat socialiste të njësive administrative, por i njëjti standard do të ndiqet edhe për krerët e degëve të Partisë Socialiste, në momentin e zhvillimit të procesit zgjedhor.
Krerët e degëve

Shqiptarja.com publikon emrat e krerëve të degëve të PS, në të gjitha bashkitë me rezultat negativ, të cilët nuk do të konfirmohen për një mandat tjetër, për shkak të rezultatit larg objektit të përcaktuar nga drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste. Konkretisht, sipas raportit që mban autorësinë e Fatmir Xhafajt, kanë performancë negative elektorale krerët e degëve të PS në katër bashki të Qarkut të Elbasanit si: Ardit Demiri kryetar i degës së PS Elbasan, Gëzim Salla kryetar i degës së PS Cërrik, Edurim Teqja kryetar i degës së PS Peqin si dhe Haxhi Çollaku kryetar i degës së PS Përrenjas.
Gjithashtu, duke iu referuar raportit për zgjedhjet, me rezultat negativ rezultojnë kreu i degës së PS në Shkodër, Arvit Osja si dhe kreu i degës së Vaut të Dejës Kristian Shkreli.
Pjesë e listës së drejtuesve me rezultat negativ janë edhe kreu i degës së PS Pustec, Jani Ago, kreu i degës së PS Devoll, Eroldi Begolli dhe kryetrari i degës së PS së Kavajës. Ndërkaq, nëse të lartpërmendurit nuk kanë të drejtë të rikandidojnë, do të largohen automatikisht edhe krerët e 1480 organizatave socialiste, rezultati i të cilëve është larg objektivit të përcaktuar.
Kryetarët me rezultat pozitiv

Krerët e 44 degëve të Partisë Socialiste në nivel bashkie, sipas raportit të analizës së zgjedhjeve, kanë shënuar performancë pozitive në zgjedhjet e parlamentare të 25 Qershorit dhe për rrjedhojë pozitat e tyre janë të konsoliduara.
Rezultatin më të thellë e kanë shënuar dega e PS në Krujë, me kryetar Ilir Loci, me 4,127 vota plus në krahasim me rezultatin në zgjedhjet e 2013, dega e PS në Divjakë, me kryetar Agim Maka, me 3,208 plus, dega e PS Kukës, me kryetar Erion Duraku, me 4,931 vota plus, dega e PS në Vlorë me 4,340 vota plus, dega e PS në Tiranë, e cila është drejtuar nga Saimir Tahiri, me 5,181 vota plus etj.

  

Krerët e degëve të PS që nuk e arritën objektin në zgjedhje

 

Dega e PS Elbasan, Ardit Demiri, minus 288 vota
Dega e PS Cërrik, Gëzim Salla, minus 1,162 vota
Dega e PS Peqin, Edurim Teqja, minus 2,957 vota
Dega e PS Përrenjas, Haxhi Çollaku, minus 485 vota
Dega e PS Shkodër, Arvit Osja, minus 2,285 vota
Dega e PS Vau i Dejës, Kristian Shkreli, minus 547 vota
Gega e PS Pogradec, Bledi Çomo, minus 1,524 vota
Dega e PS Pustec, Jani Ago, minus 127
Dega e PS Devoll, Eroldi Begolli, minus 2,340 vota
Dega e PS Kuçovë, Sybi Shehu, minus 465 vota
Dega e PS Skrapar, Edmond Omeri, minus 226 vota
Dega e PS Dibër, Afrim Mikli, minus 1,452 vota
Dega e PS Këlcyrë, Hodjan Selmani, minus 387 vota
Dega e PS Kavajë, minus 1,939 vota
Dega e PS Kamëz, minus 353 vota
Dega e PS Rrogozhinë, Haxhi Memolla, minus 477 vota 

 

Krerët e degëve të PS me performancë pozitive në zgjedhjet e qershorit

Valbona Zylyftari, dega e PS Berat, 2,185 vota plus
Arshin Tusha, dega e PS Poliçan, 850 vota plus
Arjan Çepele, dega e PS Ura Vajgurore, 157 vota plus
Lefter Alla, dega e PS Bulqizë, 327 vota plus
Bashkim Dardha, dega e PS Klos, 160 vota plus
Hasan Pasha, dega e PS Mat, 680 vota plus
Luan Zaza, dega e PS Durrës, 5,531 vota plus
Ilir Loci, dega e PS Krujë, 4,127 vota plus
Elton Arbana, dega e PS Shijak, 1,726 vota plus
Marenglen Bali, dega e PS Belsh, 666 vota plus
Klodian Taçe, dega e PS Gramsh, 259 vota plus
Agim Maka, dega e PS Divjakë, 3,208 vota plus
Gentiana Carkani, dega e PS Fier, 4,992 vota plus
Lindita Buxhali, dega e PS Lushnjë, 4,131 vota plus
Brarime Isufaj, dega e PS Mallakastër, 460 vota plus
Klajdi Alisinani, dega e PS Patos, 1,436 vota plus
Maksim Goga, dega e PS Roskovec, 1,479 vota plus
Dhimitër Tolis, dega e PS Dropull, 552 vota plus
Flamur Golemi, dega e PS Gjirokastër, 763 vota plus
Arnisa Ibrahimi, dega e PS Libohovë, 552 vota plus
Edmonda Harizi, dega e PS Memaliaj, 97 vota plus
Adelina Janollari, dega e PS Përmet, 161 vota plus
Arben Gumeni, dega e PS Tepelenë, 398 vota plus
Ilirjan Hyseni, dega e PS Kolonjë, 182 vota plus
Emiljano Muharremi, dega e PS Korçë, 761 vota plus
Ornild Demollari, dega e PS Maliq, 849 vota plus
Mira Dauti, dega e PS Has, 823 vota plus
Erion Duraku, dega e PS Kukës, 4,931 vota plus
Tropojë, 1,248 plus
Agron Ivani, dega e PS Kurbin, 1,263 vota plus
Ardiana Jaku, dega e PS Lezhë, 1,584 vota plus
Pjetër Pjetri, dega e PS Mirditë, 966 vota plus
Fushë-Arrëz, 1,088 plus
Lulzim Zaraj, dega e PS Malësia e Madhe, 729 vota plus
Marash Kolaj, dega e PS Pukë, 2,447 vota plus
Saimir Tahiri, dega e PS Tiranë, 5,181 vota plus
Hekuran Brahimaj, dega e PS Vorë, 273 vota plus
Brunilda Melqei, dega e PS Delvinë, 251 plus
Himarë, 747 vota plus
Hristo Mallanezo, dega e PS Konispol, 13 vota plus
Vnagjel Kaçi, dega e PS Finiq, 986 vota plus
Jonida Abduli, dega e PS Sarandë, 1,767 vota plus
Nertil Bellaj, dega e PS Selenicë, 928 vota plus
Anduel Tahiraj, dega e PS Vlorë, 4,340 vota plus

(Shq.com)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.