Kryeministri Rama :Do te nis investimi per aeroportin e Vlores

Kryeministri Rama :Do te nis investimi per aeroportin e Vlores

124
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë në faqen e tij në “Facebook”. Ai shprehet se ka mbërritur kërkesa zyrtare për investimin e madh të aeroportit kombëtar në Vlorë. Madhe Rama shkon edhe më tej duke deklaruar se deri në qershor do të hapet kantieri.

“Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës😀Deri në qershor hapja e kantierit👍#Shqipëriaqëduam🇦🇱🇪🇺”, shkruan kryeministri.

Që në maj të vitit të kaluar u bë publik plani i qeverisë shqiptare për të ndërtuar një aeroport rajonal në qytetin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama, do të shprehej atëherë se tha se ky përbën një objektiv për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe nxitjen e mëtejshme të turizmit.

“Edhe për Shqipërinë do të vijë momenti ku do shprehim vullnetin për të realizuar këtë projekt, që kërkojnë kohën e tyre, projekte që po shkojnë drejt finalizimit. Aeroporti i Vlorës do të jetë një vlerë e shtuar.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.