Krimi në Korçë/ “Marsela është kriminele, do marrim hak për ata të...

Krimi në Korçë/ “Marsela është kriminele, do marrim hak për ata të tre që kalben nën dhe”

724
SHPËRNDAJE

NGA: LEDIONA XHELADINAJHektor Golka, nipi i 41-vjeçarit Naum Toshi, i cili në orët e para të mëngjesit të së hënës mbyti me tel dy fëmijët e tij dhe më pas vari veten, dje i bëri apel policisë dhe prokurorisë së Korçës që të zbardhin ngjarjen dhe të mos mbështesë autorët e krimit makabër. i tronditur nga krimi i trefishtë, 29-vjeçari u shpreh për “Gazeta Shqiptare”, se daja i tij nuk ishte vrasës dhe se ai kurrë nuk do e bënte një krim të tillë”. Ndërkohë, djali i motrës së Naum Toshit tha se Marsela Toshi është kriminele. “Ne nuk e falim atë krim dhe do të marrim hak për ata të tre që po kalben në dhe”, deklaroi Hektor Golka.

NIPI I 41-VJEÇARIT

“Daja im, Naumi nuk do i vriste kurrë Vasjanin dhe Jorgenin, sepse jepte jetën për ata. Gjithmonë kujdesej për fëmijët, i lante, ushqente dhe i vishte. Unë kam qenë vetë në një lokal nate dhe e kam parë Marselën me persona të tjerë teksa kërcente dhe ishte e alkoolizuar. Daja im e ndiqte gjithmonë atë pas dhe e gjente me persona të ndryshëm. Nuk u nda prej saj vetëm për hatër të fëmijëve. Pas krimit në dhomën e saj, ne gjetëm dhjetëra numra me emra të personave (dhe targa të makinash) të ndryshëm, me të cilët ajo shoqërohej. Daja im e largoi Marselën nga jeta e rrugës, sepse edhe burri i parë për këtë e la. Por, ajo nuk dëgjonte dhe shkonte me të tjerë”, tha nipi i 41-vjeçarit, Hektor Golka. Ky i fundit pohoi se “ka qenë daja që e ka strehuar dhe e ka mbajtur me lekë dhe çdo gjë Marselën. Ajo nuk e meritonte të hynte nuse në shtëpinë tonë. Edhe gjyshi i thoshte dajës që ta linte, ndërsa ai e mbante vetëm për fëmijët. Një herë ajo e mori djalin e madh dhe u largua me disa të panjohur. I kemi gjetur në një furgon të vjetër ku i kishin lënë. I kërkoi falje dajës dhe ai e pranoi përsëri. Ne dyshojmë që daja të ketë varur fëmijët dhe veten. Dyshojmë edhe për letrën që ka gjetur gjyshi tek dera, pasi nuk është shkrimi i Naumit. Dyshojmë që gjithçka e ka bërë Marsela bashkë me persona të tjerë. Ajo ka ardhur nga Greqia në shtëpi në orën dy të mëngjesit dhe ka kaluar sërish në Kapshticë në orën 05:00. Pse erdhi dhe iku sërish ajo?”.
Ndërkohë, Golka pohoi se daja i tij ka pasur në banesë rreth 7 milionë lekë të vjetra, të cilat ia ka marrë Marsela dhe është larguar. “Ne kërkojmë që policia të hetojë dhe jo të mbështesë autorët dhe të lerë çdo gjë në heshtje. Ne nuk e falim atë krim dhe do marrim hak për ata të tre që po kalben në dhe. Edhe vetë babai i Marselës ka kërkuar që atë ta varim dhe të mos e lemë të jetojë më. Ajo është kriminele”, u shpreh 29-vjeçari Hektor Golka.

(Gazeta Shqiptare)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.