Korce:Fakte dhe deshmi tronditese te Babait qe vari dy femijet

Korce:Fakte dhe deshmi tronditese te Babait qe vari dy femijet

467
SHPËRNDAJE

Opinioni publik vazhdon të tronditet nga lajmet monstruoze të krimit në familje. Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës këtë mëngjes, rreth orës 7 e 30 minuta. Në lagjen numër 4 të qytetit janë gjetur të varur babai dhe dy fëmijë. Sipas të dhënave të para nga Policia e Korçës, babai 41-vjeçar Naum Toshi ka varur dy djemtë e mitur e më pas dhe veten

Marsela Toshi është gruaja e 41- vjeçari Naum Toshi, i cili mëngjesin e sotëm mbyti me tel dy fëmijët e tij 4 dhe 6 vjeç dhe më pas vrau veten.
Mësohet se gruaja nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit makabër. 41 –vjeçari ishte në gjendje depressive pasi më 17 nëntor gruaja e kishte braktisur atë për një burrë tjetër.
Gjithashtu, Toshi mësohet se ishte prind i 4- vjeçarit e ndërsa 6¬ vjeçari ishtë fëmijë i një lidhjeje martesore të mëparshme të gruas së tij.
Nuk raportohet që 41 -vjeçari të ketë pasur probleme mendore dhe njihej nga të afërmit si njeri i qetë dhe jo problematik, por braktisja nga bashkëshortja ka bërë që të jetë në gjendje të rënduar emocionale.
Ata ishin të martuar prej 6 vitesh, e ndërsa 2 muajt e fundit kishin pasur konflikte të shpeshta. Sipas burimeve, bashkëshortja e Toshit ka hyrë në Shqipëri në orën 02:00 e më pas është larguar drejt shtetit helen në orën 05:00. 

24¬ vjeçarja punonte si kamariere në një klub nate në Korçë, që dyshohet të jetë dhe shkaku i konflikteve të shumta mes çiftit. Dëshmi të fqinjëve në lagje tregojnë se pas mesnate kanë dëgjuar britmat dhe të qarat e fëmijëve.

Detaje:

41-vjeçari Naum Toshi e kishte paramenduar krimin monstruoz, por ende nuk dihet nëse e bëri në shenjë “hakmarrje” për gruan që i kishte braktisur.
Thuhet kjo pasi, para se të kryente aktin e rëndë ai kishte lënë një letër në derën e katit të parë të banesës, e gjetur nga i ati që shkonte çdo mëngjes për t’i ndihmuar. Këtë fakt e konfirmon motra e viktimës Lindita Golka. Sipas saj, me të mbërritur në banesë i ati ka gjetur letrën me mbishkrimin “Ngjituni lart”.
Kur është ngjitur në kat të dytë ka parë tmerr me sy, të dy nipërit të varur, po ashtu edhe djalin e tyre.

Motra e tij thotë se Naumi kishte punuar prej vitesh si emigrant në Greqi, ndërsa bashkëshortja e kishte braktisur dy muaj më parë.

 Nga kontaktet me fqinjët, të cilët e njihnin Naumin si njeri të urtë, serioz e punëtor, për nuk thonë të njejtën gjë për gruan e tij. Mësohet gjithashtu se djali i madh, 4-vjeçari, ishte fryt i martesës së parë të bashkëshortes, me të cilin kishte edhe një djalë tjetër 2-vjeçarin.

Të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, fqinjët thonë se kanë dëgjuar të bërtiturat e fëmijëve, po kurrë nuk mendonin këtë që do ndodhte.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.