Kontroll  ndaj tabulateve telefonike të Saimir Tahirit dhe Habilajve

Kontroll  ndaj tabulateve telefonike të Saimir Tahirit dhe Habilajve

62
SHPËRNDAJE

Teksa kanë administruar në dosje dëshminë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, prokurorët e Krimeve të Rënda po verifikojnë të gjitha tabulatet telefonike te Tahirit dhe të vëllezërve Habilaj. Koha kur prokuroria është përqëndruar për të kontrolluar tabulatet varion nga viti 2013 deri në vitin 2015. Sipas burimeve të prokurorisë kjo është periudha kur Tahiri mund te kete pasur komunikime me vllezërit Habilaj. Ndërkohë pas publikimit në media të miqësisë Habilaj-Tahiri dhe pretendimeve të Dritan Zaganit, se makina e ish-ministrit përdorej nga një grup kriminal në Vlorë, sipas prokurorise komunikimet telefonike mes tyre janë ndërprerë. Natyrisht vetem tabulatet tani mund te konfirmojne apo pergenjeshtrojne kete hipoteze hetimore, shkruan shqiptarja.com 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.