Keshilli Bashkise Fier miraton pa PD,shpronesimet qe preken nga impianti i plehrave

Keshilli Bashkise Fier miraton pa PD,shpronesimet qe preken nga impianti i plehrave

545
SHPËRNDAJE

Mbledhja e sotme e keshillit te bashkise Fier eshte zhvilluar me debate te cilat kane nisur kur eshte paraqitur vendimi per miratimin e shpronesimeve  ne vendin ku do te ndertohet impianti i perpunimit te mbetjeve urbane . 

Debatet jane ndezur fillimisht nga keshilltaret e PD te cilet kerkuan detaje lidhur me projektin  dhe kete vendim .Sipas keshilltareve te djathte rreth një vit më parë Këshilli i Bashkisë Fier miratoi projektvendimin mbi VKM “Mbi shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane Fier. 

Ky vendim lidhej vetëm me zhvendosjen e mbetjeve, nga fusha ekzistuese në Mbrostar, në zonën kadastrale të fshatit Mbyet, Portëz dhe jo  per ndertimin e Impiantit te trajtimit te mbetjeve urbane  si dhe per prodhim energjie.

Ky projekt, si nga emërtimi dhe permbajtja përfshin edhe djegien e mbetjeve urbane . Keshilltaret e LSI E KUNDERSHTUAN FILLIMISHT KETE NDRYSHIM ,POR PAS NJE PUSHIMI 5 minutesh jane kthyer duke e votuar . Sipas deklaratave te keshilltareve te djathte nuk u pyet as komuniteti i njësisë administrative Portëz, as komuniteti i bashkisë Fier, as keshilltaret e djathte te keshillit bashkise Fier lidhur me kete vendimarrje duke mosrespektuar jo vetem opoziten por duke vene ne pikepyetje besimin e elektoratit te zones ne fjale ku do ndertohet ky impiant, te cilet rreth nje muaj me pare u ngriten ne protest duke bllokuar rrugen e Plykut

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.