Kapet skafi me 1.9 ton droge. Në pranga 1 vlonjat dhe 1...

Kapet skafi me 1.9 ton droge. Në pranga 1 vlonjat dhe 1 italian

245
SHPËRNDAJE

Afro 2 tonë marijuanë është sekuestruar në brigjet italiane të Pulgia-s. Sekuestrimi i drogës u bë nga Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Rreth 11 km në afërsi të Brindisit, pas informacioneve të marra nga policia shqiptare, në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, Guarda di Finanza në Puglia ndaloi një skaf me 2 motorë të fuqishëm.

Në bordin e tij ndodhej ngarkesa me rreth 1.9 ton kanabis. Nga aksioni policor u vunë në pranga një shqiptar dhe një italian, 25 vjeçari B. H., banues në Vlorë dhe D. P., 47 vjeç, banues në Brindisi
Ndërkohë mediat italiane njoftojnë se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.