Kapet nga policia me Euro false

Kapet nga policia me Euro false

98
SHPËRNDAJE

Sekuestrohet një automjet dhe 1460 euro falso !


Kapet nga Policia autori i dyshuar për “Falsifikim të kartëmonedhave”.
Arrestohet në flagrancë shtetasi:

– Simon Mitraj, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, për arsye se:

Më datë 21.01.2017, rreth orës 20:00, dyshohet se ky shtetas ka furnizuar automjetin e tij tip “Jeep” me targë AA 038 CR, tek një karburant në lagjen “Rilindja” duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 20 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, shërbimet i kanë gjetur 73 copë kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro (në total janë 1460 euro), të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.