Kapet me pistolet “Beretta”20 vjecari nga FIERI

Kapet me pistolet “Beretta”20 vjecari nga FIERI

704
SHPËRNDAJE

Fier
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë tip “Beretta” dhe 7 copë fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave “Për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje”, gjatë orëve të natës kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Konkretisht u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Noel Osmani, 20 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Daullas, në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targa të një mjeti tjetër, iu gjet dhe j’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta”, të cilën e mbante pa leje si edhe një krëhër me 7 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.