Kapet me arme dhe municione prangoset 38 vjecari

Kapet me arme dhe municione prangoset 38 vjecari

1094
SHPËRNDAJE

Fier!
Policia e Fierit arreston në flagrancë një shtetas për “Armëmbajtje pa leje” dhe ndalon një tjetër për “Dhunë në familje”.
Sekuestrohen:
– 1armë zjarri automatik

– 14 krehëra pushke

– 2 krehëra automatiku

– 200 copë fishekë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Shezai Muhametaj, 38 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të mara, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Frakull e Vogël , në banesë, i’u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 2 krehëra automatiku, 14 krehëra pushke dhe 200 copë fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.
*Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët për Krimet bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
-Aranit Troka, 40 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 6 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.