Kapet me 50 euro false 25 vjecari

Kapet me 50 euro false 25 vjecari

84
SHPËRNDAJE

Fier
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit:
-Roland Gjata, 25 vjeç, banues në lagjen Nr.10, Durrës.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në karburant “Krasniqi”, në vëndin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, ka furnizuar me karburant mjetin e tij tip “Alfa Romeo” me targa AA 060 MM dhe i ka dhënë shitësit një kartëmonedhë 50 Euro që dyshohet se është e falsifikuar.
Nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një kartëmonedhë tjetër 50 Euro me të njëjtën numër serie si kartëmonedha e parë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga Neni 183 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.