Kapet Fieraku me pistolet ne makine

Kapet Fieraku me pistolet ne makine

840
SHPËRNDAJE

Vlorë
Kapet në flagrancë një person, i cili qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet !
Arrestohet shtetasi:

D. Backa, 26 vjeç, banues në Fier.
Në kuadër të masave të marra nëpërmjet kontrolleve të ndryshme me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, ditën e sotme Policia e Vlorës gjatë një pike kontrolli (postobllok) në lagjen “Kushtrimi” ka bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi të dyshimtë i cili po qarkullonte me automjetin tip “Volkswagen Touareg” me targë AA 334 KP.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi D Backa, sapo ka parë pikën e kontrollit të shërbimeve të policisë ka tentuar t’u largohej, por shërbimet i janë vënë në ndjekje në mënyrë të menjëhershme duke bërë të mundur bllokimin dhe kapjen e tij pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit”, lagjia “Kushtrimi” Vlorë.
Gjatë kontrollit që i është ushtruar këtij shtetasi (në çantën e krahut) është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
· 1 armë zjarri Pistoletë-Zastava

· 2 krëhëra 

· 22 fishekë (7 – të kalibrit 7.62 mm dhe 15 – të kalibrit 9 mm)

· gjithashtu bllokohet mjeti Touareg
Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.