Kapet Fieraku me  77 Kg droge ne makinen e tij(video)

Kapet Fieraku me  77 Kg droge ne makinen e tij(video)

462
SHPËRNDAJE

Goditet një rast i prodhim shitjes së lëndëve narkotike !
Finalizohet operacioni policor i koduar ”NDJEKJA” !
Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !
Arrestohet në flagrancë autori !
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen ”11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brëndësi të mjetit tip ”Opel”, i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu.
Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg.
Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Renato Agalliu, 51 vjeç, banues në Fier.

 

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.​

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.