Kapet autori nga Fieri qe beri aksident me vdekje dhe tha ne...

Kapet autori nga Fieri qe beri aksident me vdekje dhe tha ne polici se i kishin vjedhur makinen

1523
SHPËRNDAJE

Fier!
Bën kallëzim të rremë për të fshehur provat e krimit, Policia e Fierit zbardh ngjarjen dhe ndalon autorin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Artijan Isaj, 46 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier.
Më datën 19.09.2016, rreth orës 13:00, shtetasi Artijan Isaj është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier dhe ka bërë kallëzim penal për vjedhjen e makinës së tij tip “Mercedes Benz” me targa AA 250 KG. 
Makinën e këtij shtetasi e kishte marë djali i vet, shtetasi Panajot Isaj dhe bashkë me shokun e tij, shtetasin Marsel Sadiku janë nisur për në Tiranë.
Në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, më datën 19.09.2016, rreth orës 12:00, shtetasi Marsel Sadiku duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz” me targa AA 250 KG ka bërë aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur mjetin.
Nga hetimet del e provuar se shtetasi Artijan Isaj kishte dijeni për veprimet e mësipërme dhe me qëllim e keqdashje ka bërë kallëzim për të fshehur provat e krimit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kallëzim i rremë” parashikuar nga Nenet 301 dhe 305 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.