Kapet 50 kg drog ne kerkim 5 shtetas

Kapet 50 kg drog ne kerkim 5 shtetas

179
SHPËRNDAJE

Shkodër
Vijojnë operacionet antidroge 
Finalizohet operacioni i koduar ” MUZGU ”
Sekuestrohen 50 kg lëndë narkotike dhe 385 bimë cannabis sattiva në proçes tharje 
Shpallen në kërkim 5 shtetas

 

Nga shërbimet e Seksionit kundër narkotikëve në D.V.P Shkodër në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative në fshatin Kir, njësia administrative Pult Shkodër është finalizuar me sukses operacioni ” Muzgu “.


Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :
-B.M.21 vjeç

-G.M.43 vjeçe

-F.P.42 vjeç

-Gj.P.31 vjeç

-K.Gj. ( të gjithë banues në fshatin Kir)
Më datë 18.10.2016 gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në total 50 kg lëndë e dyshuar narkotike e paketuar nëpër thasë gati për shitje si dhe 385 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva të cilat ishin në proçes tharje dhe u asgjesuan me anë të djegies.
Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 283 e 284 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.