Kapet 31 vjecari nga Fieri qe tentoi ti jepte ryshfet policit rrugor

Kapet 31 vjecari nga Fieri qe tentoi ti jepte ryshfet policit rrugor

1316
SHPËRNDAJE

Policia godet një tjetër rast të “Mitdhënies”.

                                                                          Iofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë .
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-Anastas Gallani, 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Fier.
Më datën 26.09.2016, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, shtetasi Anastas Gallani, duke udhëtuar me mjetin tip “Volswagen”, me targë AA 033 IB, është konstatuar nga Policia Rrugore Lushnje se po lëviste me shpejtësi tej normave të lejuara, 150 km/h.
Në momentin që punonjësi i policisë po përpilonte gjobën, është afruar drejtuesi i mjetit, shtetasi Anastas Gallani dhe i ofron 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë.
Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor ka bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tij në Komisariat.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.