Kapen me 55 doza Heroinë, dhe pistolet,arrestohen 2 shtetas.

Kapen me 55 doza Heroinë, dhe pistolet,arrestohen 2 shtetas.

172
SHPËRNDAJE

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje, u finalizua operacioni policor “Griza”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Eduart Xhelaj, 44 vjeç

2.Armando Gropa, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Grizë” Patos.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, duke udhëtuar me mjetin autoveturë tip “Benz”, me targë AA 465 FN, me drejtues shtetasin Eduart Xhelaj, i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 55 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe një krehër me 7 fishekë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Armando Gropa, u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me mulli me 6 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndeve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 283, 283/a dhe 278/2/3 te Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.