Kapen me 4 doza drog arrestohen dy te rinjt nga Fieri

Kapen me 4 doza drog arrestohen dy te rinjt nga Fieri

420
SHPËRNDAJE

 Fier!

 

*Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Halim Mernica, 23 vjeç.

-Eduart Mernica, 31 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj, Fier.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Grykë, Fier gjatë kontrollit të mjetit tip Audi A6, me targa AA 935 HE i cili drejtohej nga shtetasi Eduart Mernica dhe pasagjer shtetasi Halim Mernica, në sedilen e parë të pasagjerit u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Shtetasi Eduart Mernica drejtonte mjetin i pa paisur me leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit Halim Mernica dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit Eduart Mernica.

 

 

*

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.