Kapen dhe asgjesohen nga policia Fier 1880 bime narkotike

Kapen dhe asgjesohen nga policia Fier 1880 bime narkotike

1937
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Fier! 

Në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar në disa zona të vendit, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 1880 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

 

Konkretisht:

 

Në vendin e quajtur “Pylli i lumit” në fshatin Adë, u gjetën dhe u asgjesuan me djegie 1520 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

 

Në vendin e quajtur “Çezma” në fshatin Drenovë, Mallakastër, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 15 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

 

Në vendin e quajtur “Përroi i Madh” në fshatin Drenovë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 270 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

 

Në kufirin ndarës të fshatrave Luar dhe Mbërës, Rroskovec, në një sipefaqe të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 75 bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

 

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.