Kapen 3 kg drog ne motorin e nje makine

Kapen 3 kg drog ne motorin e nje makine

159
SHPËRNDAJE

QAFË-THANË
Policia Kufitare, godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Gjatë kontrollit, në motorrin e një automjeti, evidentohen dhe sekuestrohen 3 KG lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”.Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Kristjan Pepkolaj, 22 vjeç, banues në fshatin Rajë -Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë,nga shërbimet e Policisë Kufitare, automjetit tip “Mercedes-Benz” me targa AA 856 NI, me të cilin ky shtetas udhëtonte, në pjesën e motorrit u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
3 (tre) pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 3 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.


Nga veprimet hetimore dhe proceduriale të kryera, rezulton se sasinë e lëndës narkotike të mësipërme, që shtetasi Kristjan Pepkolaj posedonte, kishte si synim ta shiste në Maqedoni.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.