Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar e 1 nderkombetar per...

Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar e 1 nderkombetar per trafik droge

427
SHPËRNDAJE

Fier
Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 tjetër i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim të lëndëve narkotike” i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative kanë finalizuar operacionin e koduar “Driver”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
-Mikel (Enea) Hyka, 35 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar e cila e ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiki i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Nenet 110, 73 e 74 të Kodit Penal Italian.
Ndalimi i shtetasit Mikel (Enea) Hyka, u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

Gjithashtu u ndaluan shtetasit:
-Alket Doko, 42 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 14.02.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.

-Kadri Hoxha, 68 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 03.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike” parashikuar nga Neni 137/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.