Kanalet kulluese ishin  harruar te pastroheshin per 12 vjet ne Roskovec

Kanalet kulluese ishin  harruar te pastroheshin per 12 vjet ne Roskovec

575
SHPËRNDAJE

Stina e vjeshtes dhe shirave nuk do te permbyt si ndodhte me pare siperfaqet dhe kulturat bujqesore te fermereve te Bashkise Roskovec. Kishte me shume se 12 vjet qe kanali i madh kullues i Matkes nuk pastrohej duke sjell probleme ne kullimin e siperfaqes se tokes per qindra fermere.

Vetem ne afro dy jave te shtator 2016 Bashkia Roskovec punon intensivisht me mjetet eskavator per pastrimit e kanalit te madh kullues ne Matke me një gjatësi prej 4.2 km. Eskavatorët po nxjerrin shtratin e kanalit i cili kishte vite pa u pastruar duke bere te mundur gatishmerine per perballimin e reshjeve te vjeshtes dhe dimrit.

Por perfitues nga punet e Bashkise Roskovec kane qene edhe banorët e Luarit.  Në takimet e zhvilluara me pare me kryetaren e Bashkisë zj. Majlinda BUFI ata shpesh i kishin paraqitur  edhe problemin e një kanali shkarkues të ujrave per fshatin e tyre. Mosfunksionimi i këtij kanali krijonte problem në përmbytjen e tokave në kushtet e rreshjeve të mëdha.Edhe kjo problematike tashme po merr rrugen e zghidhjes me  pastrimin  e këtij kanali qe është në përfundim.

 Njekohesisht ne harten e madhe te bashkise Roskovec dhe problematikes se tyre ka qene edhe Suk-2 sidomos në lagjen Agaçaj. Ne lagjen ne fjale mungonin kanalizimet e nendheshme  ndersa me nderhyrjen e bashkise edhe ky problem mori rrugën e zgjidhjes. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.