Kamez:Aksidentohet makina e policise ,vdes nje polic ,plagosen dy persona te tjere 

Kamez:Aksidentohet makina e policise ,vdes nje polic ,plagosen dy persona te tjere 

160
SHPËRNDAJE

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, me pasojë një 1 vdekur dhe dy të plagosur. Viktima Ervin Haxhiaj, dhe 2 të aksidentuarit, Besmir Voi, dhe Neil Hocha, janë punonjës të policisë, pasi një nga mjetet e përfshira në këtë aksident është patrullë e policisë së rendit.
Ngjarja ka ndodhur rreht orës 21:35 në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamzë.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre policët, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por njëri prej tyre nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditja.
Sakaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.