Ja vendimi i Komisionit te vleresimit per termetet e “Bankers” ne Zharrez

Ja vendimi i Komisionit te vleresimit per termetet e “Bankers” ne Zharrez

450
SHPËRNDAJE

Pas lekundjeve te shkaktuara ne zonen e Patos -Marinzes dhe demeve te shkaktuara nga lekundjet e shkaktuara ne kete zone ka ardhur edhe reagimi i Grupit te punes nderministror i ngritur me urdher te kryeminitrit Rama .Pas vleresimit dhe shqyrtimit te situates ne terren grupi nderministror ka dale me nje deklarate ku percakton 5 vendime kryesore dhe detyra per tu zbatuar ku pervec ndaljes se shperthimeve nga kompania ne fjale te riparohem demet e shkaktuara ne banesa te banoreve te Zharrezes.Deri tani jane evidentuar 170 banesa te demtuara per te cilat do te demshperblehen.

 Me poshte deklarata e plote e grupit nderministror 

Tirane, më 08.02.2017
Deklarate lidhur me masat e propozuara per Kryeministrin lidhur me situatën e tërmeteve te shkaktuara ne zonën e Zharrezes, ne vend-burimin e naftës dhe gazit te Patos-Marinzes.

 

Bazuar në raportin e Grupit të Punës, deklarojmë:

  

Në bazë të Urdhrit të Kryeministrit nr.178, datë 27.12.2016, është ngritur një Grup Pune “Për vlerësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës në zonën e fshatit Zharrëz dhe për përcaktimin e masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të ndodhjes së fenomenit të lëkundjeve të tokës”, me afat deri në datën 31.01.2017.

 

Grupi i Punës vendosi marrjen e disa masave të menjëherëshme të përmbledhura si mëposhtë:

 

• MEI t’i kërkojë kompanisë Bankers të ndalojë operacionet e injektimit të ujit në gëlqeror në zonën e Zharrëzës dhe të përdorë alternativa të tjera për trajtimin e ujit teknologjik pa dëmtuar mjedisin, si dhe masa riparuese të nëntokës dhe mbitokës, sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të shmangen në të ardhmen pasojat negative për komunitetin.

• Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier dhe me bashkinë Patos të marrë masa të menjëhershme për sistemimin e përkohshëm të banorëve, banesat e të cilëve janë vlerësuar si të pabanueshme dhe riparimin e shtëpive me dëmtime të rënda, deri sa të konkludohet me pranim nga të dy palët, Qeveria dhe Bankers, përgjegjësia për shkaktimin e lëkundjeve sizmike, ose të disponohet një vendim i formës së prerë nga një palë e tretë e pranuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes apo nga arbitrazhi për këtë çështje.

• Albpetrol të finalizojë blerjen dhe instalimin e 3 sizmomarrësve shtesë dhe 6 akseleromarrësve, si dhe pajiset përkatëse në bashkëpunim me IGJEUM.

• MEI të angazhojë, në përputhje me parashikimet në Marrëveshjen Hidrokarbure dhe Liçencë Marrëveshjen për shfrytëzimin e vendburimit të Patos-Marinzes nga Bankers Petroleum, një ekspert teknik ndërkombëtar të pavarur për të përcaktuar në mënyrë objektive dhe asnjanëse shkakun e lëkundjeve, por edhe për të propozuar zgjidhjen më optimale për teknologjinë e trajtimit te ujit dhe mbetjeve teknologjike që shoqërojnë nxjerrjen e naftës nga nëntoka, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

 

Ilir Bejtja,

 

Zv. Ministër i MEI dhe Nënkrytar i Grupit të Punës

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.